Edukimi joformal si mundësi

Akademia Profesionale INFINIT është duke punuar që nga viti 2018 me kandidatë nga gjithë Kosova (me nxënës të shkollave të mesme, studentë universitar etj.),  që t’i përgatis ata në lidhje me fusha të ndryshme edukative-profesionale. Rreth 21 trajnime janë organizuar gjatë viteve 2018-2019. Synimi i përgjithshëm i INFINIT është që të përfshijë edukimin joformal mbi fusha të ndryshme, si pjesë të përgatitjeve profesionale të të rinjve për tregun e punës, ku ata mendojnë të vazhdojnë fuqizimin e tyre profesional.

Përveç kandidatëve individual, INFINIT do të vazhdojë të punojnë me OJQ-të të cilat merren me këtë fushë, donatorët dhe partnerët tjerë në organizimin e përbashkët të sesioneve të edukimit joformal. Ekspertët e INFINIT veçse kanë hartuar disa lloje të moduleve profesionale të parapara për: studentët ; nxënësit e shkollave të mesme (në përfundim); dhe pjesëmarrësit tjerë në përgjithësi që shprehin vullnet të bëhen pjesë e këtyre sesioneve të edukimi joformal. Në raste të veqanta kur moduli adekuat përgatitet nga ana e professorëve përkatës për një fushë të re profesionale, stafi i INFINIT shpallë trajnimet përkatëse ku në rast të ndonjë projekti të caktuar paraprakisht modulet diskutohen me donatorët apo partnerët respektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *