Historiku

Akademia Profesionale INFINIT, është themeluar në bashkëpunim me profesionist dhe aktivistë të shoqërisë civile, me qëllim të ofrimit të programeve dhe projekteve në fushën e edukimit joformal, fuqizimit të të rinjve, të drejtat e njeriut dhe ambient.

Krahas punës së vazhdueshme me trajnimin e kandidatëve në fusha të ndryshme profesionale përmes programit të edukimi joformal, INFINIT poashtu vepron në drejtim të fuqizimit të rolit të të rinjve në vendimmarrje përmes projekteve, mbrotjes së drejtave të njeriut dhe ambientit. E themeluar në vitin 2018, tashmë e një kohë është profesionalizuar si njëri ndër ofruesit më cilësor të edukimi joformal me profesor vendor dhe të rajonit, duke i’u përgjigjur nevojave dhe kërkesave të tregut dhe kandidatëve për profile të ndryshme profesionale.

Fuqizimi i të rinjve përveq edukimit profesional të tyre zë vend të rëndësishëm edhe në aspektin e nxitjes së përfaqësimit të tyre në jetën publike dhe pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje me qëllim që të shtohet mundësia e ngritjes së çështjeve të caktuara nga ana e tyre. Duhet përmendur që një rini e mirëpërfaqësuar përfshihet më lehtë edhe në politika sektoriale dhe mundësi të caktuara punësimi në të ardhmen.

Të drejtat e njeriut dhe ruajtja e ambientit poashtu përfshijnë pjesë të punës së përditëshme të Akademisë Profesionale INFINIT së bashku me bashkëpunëtorët dhe vullnetarët. Aktivitetet e vazhdueshme nuk fokusohen vetëm në kuadër të një projekti, por përfshijnë një volum të madh të punës në kuadër të angazhimeve të përditshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *