Posted on

AKADEMIA PROFESIONALE INFINIT

PROGRAM-Dega “ Guidë Turistike”

Program profesional dhe trajnim në fushën e Udhërrëfyesit turistikë (guidë) Viti akademik 2018-2019

Kohëzgjatja e degës:  2 muaj.  Leksionet por dhe praktika do zhvillohet të shtunave. Leksionet zhvillohen një herë në javë, ditën e shtunë

Ngarkesa: 15 orë leksione, 15 orë praktikë dhe seminare

Programi është menduar në 5 module

Moduli 1: “ANALIZË GJEOTURISTIKE E KOSOVËS” 

Pedagogu i lëndës: Dr. Shkëlqim Sirika

Përshkrimi i lëndës: Lënda synonqë të thellojë njohuritë e marra në fushën e turizmit në analizën konkrete të treguesëve të ndryshëm sasiorë dhe cilësore që shprehin rëndësinë turistike të hapësirave të ndryshme turistike. Nëprmjet shembujve të ndryshëm të hapësirave me vlera tusitike nga Kosova, Shqipëria dhe bota, do të aftësohen studentët në njohjen dhe pjesmarrjen konkrete të tyre në analizën gjeoturistike të këtyre hapësirave.

Moduli-2: “TRASHËGIMIA NATYRORE DHE KULTURORE NË FUNKSION TË TURIZMIT”

Pedagogu i lëndës: Dr. Shkëlqim Sirika

Përshkrimi i lëndës: Lënda synon të japë konceptin aktual të trashëgimisë, vlerësimin për zhvillimin e turizmit dhe për qëllime kulturore e ekologjike, mbojtjen e vlerave natyrore dhe kulturore.

Programi i saj përmban: trashëgimia kulturore dhe natyrore botërore dhe kombëtare, site të trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore, klasifikimin e trashëgimisë kombëtare, kriteret e ndërtimit menaxhimit turistik të kategorive të zonave të mbrojtura. Lënda do të organizohet nëpërmjet një cikli leksionesh, seminaresh dhe realizimit të një projekti vlerësimi dhe menaxhimi turistik të një zone mbrojtur konkrete nga seicili student.  

Moduli 3: “POTENCIALE DHE PROBLEME TË ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË                SHQIPËRI” 

Pedagogu i lëndës: Dr. Shkëlqim Sirika

Përshkrimi i lëndës: Nëprmjet kësaj lënde do të analizohen në detaje nga njëra anë potencialet e shumta turistike që përban Shqipëria dhe nga ana tjetër problemet dhe vështirësitë e ndryshme që hasen në rrugën e zhvillimit turistik të vendit. Në këtë mënyrë studentët do të aftësohen që të bëjnë bilancin midis potencialeve dhe problemeve të zhvillimit turistik të Shqipërisë, për ti patuar ato parasysh në studimet konkrete që do të ndërmarrin, apo në prezantimin e kësaj gjendje në analizat dhe spegimet e ndryshme që do tu kërkohen lidhur me gjendjen e zhvillimit të turizmit në vendin tonë

Moduli 4: “DREJTIM TURISTIK. (Udhërrëfyesi Turistik-Guidë)

Pedagogu i lëndës: Dr. Shkëlqim Sirika

Përshkrimi i lëndës: Nëpërmjet këtij programi studentët do të njihen me mënyrat dhe metodat e drejtimit të guidave turistike nëpër zona të ndryshme të Kosovës apo dhe Shqipërisë. Për këtë qëllim do përpilohen dhe ilustrohen itinerare të ndryshme të udhëtimeve turistike nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Por vendin kryesor në këtë lëndë do ta zërë puna e pamvarur e studentëve për hartimin dhe drejtimin e guidave turistike. Për këtë do të nevojiten dalje të shumta në terren dhe ndjekja e intinerave të përgatitura nga vetë studentet.

Tema leksionesh:

  1. Elementet e turizmit
  2. Burimet natyrore dhe turizmi
  3. Kultura dhe Turizmi
  4. Llojet dhe format e turizmit
  5. Veçorite  e turisteve  sipas  llojit                                                          
  6. Psikologjia  e  grupit  turistik                                                    
  7. Vecorite  e  komunikimit   me  turistin  dhe  grupin  turistik    
  8. Kuptimi  dhe  llojet  e  itinerarit                                               
  9. Kuptimi  dhe  ndertimi  i  itinerarit  turistik                              
  10. Rendesia   dhe  misioni  i guidave  turistike                            
  11. Roli,  llojet  dhe  vecorite  e guidave   turistike                        
  12. Rregulla  dhe  kritere te  pergjithshme  te  guidimit                   

Moduli 5: Legjislacioni dhe ekonomia turistike  ( sugjeroj ta zhvilloj Albana Eminaj)

Tema të praktikës

  1. Drejtim turistik (guide)
  2. Menaxhim agjensie turistike
  3. Projekte dhe shembuj studimi në turizmit
  4. Teknikat e guidimit
  5. Turet   me ecje                                                              
  6. Turet  me  ecje  ne  nje  objekt  te  caktuara                  
  7. Udhetimi  me  autobus  
  8. Një guidim në muze apo vepra të tjera arti
  9. Një guidim në një vend arkeologjik
  10. Një guidim në vende të shenjta

Detyrë Kursi 1: Udhëheqja e grupeve turistike në funksion të një formimi të vazhdueshëm të punonjësve të turizmit dhe të guiderve në veçanti

Detyrë Kursi-2 . Ndërtimi i itinerareve turistike për një destinacion të caktuar

Detyrë Kursi-3;  Krijimi i një ndërrmarrje turistike

Provim ose temë diplome-Hartimi i një guide

Tema të lira (shtojca)

  • Analizë gjeoturistike e hapësirës së Kosovës
  • Politikat dhe strategjitë për zhvillimin e turizëmit të qëndrueshëm – rasti i Shqipërisë
  • Ekonomia turistike
  • Turizmi dhe menazhimi i territorit
  • Turizmi alpin – rasti i Shqipërisë
  • Agroturizmi dhe mundësitë e Kosovës
  • Turizmi dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  • Menaxhim dhe marketing turizmi
  • Trashëgimia natyrore në funksion të turizmit
  • Trashëgimia historike dhe kulturore në turizëm
  • Potenciali natyror dhe turizmi

                                                  Ligjeron: Dr. Shkëlqim SIRIKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *