Posted on

Orientim në karrierë dhe zhvillim

Orientimi në karrierë është një program i planifikuar i aktiviteteve të plan programit dhe të përvojave të të nxënit.

Qëllimi është që t’u ndihmohet studentëve  t’i zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të bërë zgjedhje të suksesshme, për të menaxhuar lëvizjet e tyre në mësim dhe për të hyrë në punë.

Orientimi në karrierë i ndihmon studentët:

• të hulumtojnë mundësitë e të nxënit dhe të karrierës,

• të bëjnë zgjedhje të mirinformuara në lidhje me të mësuarit dhe mundësitë e karrierës,

• të kuptojnë se si këto zgjedhje do t’u ndihmojnë atyre për t’i plotësuar aspiratat e tyre,

• të menaxhojnë me sukses momentet kyçe të lëvizjeve të tyre.

Studentët kanë nevojë për ndihmë:

• për të vlerësuar arritjet, interesimet dhe prirjet e tyre,

• për të mësuar se si zhvillohen planet,

• për t’i zyrtarizuar këto plane në një dokument të shkruar,

 • për t’i vënë planet në veprim.

 Për t’iu mundësuar atyre që ta bëjnë këtë, nevojitet mbështetje e vazhdueshme nga pedagogët që punojnë në kuadër të kornizës së edukimit dhe të orientimit në karrierë në Akademinë INFINIT.

Roli i pedagogëve në kuadër të procesit të orientimit është që të sigurojnë në vazhdimësi informata dhe këshilla në lidhje me karrierat, derisa në të njëjtën kohë veprojnë si pikë referimi për ata studentë që kanë nevojë për orientime më të specializuara në karrierë.

Prandaj, programi i orientimit në karrierë dhe zhvillimit duhet të ketë katër  synime:

  1. Zhvillimi personal – vetëndërgjegjësimi
  2.  Kontrolloni botën e punës – planifikimi i karrierës
  3. Vendosni synimet dhe merrni vendimet – vendimmarrja,
  4. Tani, t’i përvishemi punës – ndërmarrësia,

Orinetimi në karrierë është i rëndësishëm për t’u ndihmuar  studentëve që të kuptojnë veten e tyre dhe të zhvillojnë mjetet që atyre u duhen për t’i kuptuar vendet e punës që janë në dispozicion.

Ata gjithashtu duhet t’i zhvillojnë edhe shkathtësitë e tyre të nevojshme për punësim për t’u lidhur me këto mundësi.

Metodologjia e cila ndjeket gjatë ligjerimit në programin e Orientimit ne karrierë dhe zhvimillimit në Akademinë profesionale INFINIT ofrojnë një shumëllojshmëri të metodave mësimore për t’ua mundësuar pedagogëve që të përdorin stile të ndryshme gjatë ligjeratave.

Këto janë:

• ligjëratat/bisedat,

• diskutimet në grupe,

 • ushtrimet e luajtjes së roleve,

• ushtrimet e zhvillimit të shkathtësive.

Temat të cilat do të ligjerohen në programin e Orientimit në karrierë dhe zhvillimit janë:

– Qëllimi i orientimit në karrierë

– Përcaktimi i objektivave

– Pergatitja e letrës motivuese

– Përgatitja e CV-së

– Përgatitja për intervistë pune

– Të folurit publik, paraqitja publike, oratoria dhe komunikimi efektiv

– Aftësia për të krijuar miq dhe rrjetëzim

– Të ftuar të ndryshëm, adekuat, profesional dhe njohës të fushës.

Mësimi duhet të jetë një përvojë ku njeriu kënaqet dhe ku aktivitetet janë të dizajnuara që të provokojnë mendimet dhe t’ua mundësojnë studentëve që ta hulumtojnë vetëndërgjegjësimin e aftësive dhe të interesimeve të tyre në raport me botën e punës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *