Posted on

Edukimi dhe formimi politik

Edukimi dhe formimi politik, nënkupton edukimin, trajnimin, ngritjen e vetëdijes politike, informimin, praktikat dhe veprimtaritë që ato synojnë përmes pajisjes së studentëve me njohuri, aftësi, qëndrime dhe sjellje që i vetëdijësojnë dhe i fuqizojnë ata për të ushtruar dhe për të mbrojtur të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në shoqëri, për të vlerësuar diversitetin dhe për të luajtur një rol aktiv në jetën shoqërore, politike e demokratike, për mbrojtjen dhe përparimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.

Edukimi dhe formimi politik do t’i aftësojë stduentët për:

Njohuri në Politik,

Formulim të analizave politike

Aftësi diplomatike

Aktivizëm politik e shoqëror

Organizim dhe menaxhim të protokollit

Hartim të programeve zgjedhore

Udhëheqje të fushatave zgjedhore

Menaxhim të kandidatëve në fushata zgjedhje

Të folurit në publik dhe paraqitje publike

Aftësi debatuese

Përdorim të mediave të reja

Edukimi dhe FormimiPolitik, fokusohet kryesisht në të drejtat dhe përgjegjësitë demokratike dhe në pjesëmarrjen aktive në sferat qytetare, politike, shoqërore, ekonomike, ligjore dhe kulturore të shoqërisë.


PYETJE QË BËHEN SHPESH

Cili është qëllimi i Edukimit dhe Fromimit Politik?

Edukimi dhe Formimi Politik njeriut synon t’u japë studentëve njohuritë, të kuptuarit, aftësitë dhe qëndrimet që do t’i ndihmojnë ata të luajnë rol më të efektshëm në komunitetin e tyre, qoftë ai lokal, kombëtar ose ndërkombëtar.

Çfarë është Edukimi dhe Formimi Politik?

Edukimi dhe Formimi Politik nuk ndeshet vetëm gjatë të mësuarit për qytetarinë: ai mbulon të gjitha format e edukimit, kolegjet dhe universitete, përmes edukimit për student.  Ai nuk merret vetëm me të mësuarit për votën. Ai përfshin të mësuarit për të zgjidhur problemet në vend.

Përse kemi nevojë për Edukim dhe Formim Politik?

Qytetaria demokratike është një aftësi dhe aftësitë duhet të mësohen. Shumë shkolla në të kaluarën kanë mësuar për strukturat e qeverive në të kaluarën: jo shumë i kanë mësuar studentët e tyre për mënyrën si të kishin zërin e tyre në shoqërinë ku jetonin dhe përse një gjë e tillë ishte e rëndësishme. Demokraci rrjedh nga kuptimi grek “i popullit”. Megjithatë, studimet tregojnë se shumë njerëz në Evropë po heqin dorë nga të drejtat e tyre ndaj sistemit të tyre politik. Ata nuk besojnë më tek politikanët, janë të pasigurt për institucione e tyre politike dhe dyshojnë në vlerën e votimit.


Disa mendime për demokracinë dhe qytetari aktive.

“Nëse liria dhe barazi, siç mendohet nga disa, kryesisht mund të gjenden në demokraci, ato mund të arrihen më mirë kur të gjithë personat e ngjashëm marrin pjesë, në shkallën me të lartë, në qeveri Aristotle (384 BC – 322 BC)

“Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdoret për të ndryshuar botën.” Nelson Mandela

“Ju duhet të bëheni ndryshimi që dëshironi të shikoni në botë”. “Për të ruajtur demokracinë, njerëzit duhet të jenë të prirur drejt pavarësisë, respektit për veten dhe të jenë vetvetja”. Shpirti i demokracisë nuk mund të imponohet nga jashtë. Ai duhet të burojë nga brenda. Në demokracinë e vërtetë burri dhe gruaja mësohen të mendojnë për vete” Mahatma Gandhi

“Votimi është ndër të paktat gjera ku mospjesëmarrja në protestë qartësisht i përkeqëson gjërat.” Jane Auer, Autor Amerikan

 “Përgjegjësia nuk qëndron vetëm tek udhëheqësit ose tek ata që janë caktuar ose zgjedhur për të bërë një punë të veçantë. Ajo qëndron tek të gjithë ne, si individë. Për shembull, paqja fillon brenda nesh. Kur ne kemi paqe të brendshme, ne mund të jemi në paqe me të gjithë ata që na rrethojnë” The Dalai Lama

CKA ËSHTË EDUKIMI DHE FORMIMI POLITIK?

–           “EDUKIMI DHE FORMIMI POLITIK” është program/degë e cila hynë në kuadër të kurrikulit mësimorë të Akademisë Profesionale “INFINIT” në Kosovë.

Ky program ka për qëllim që qytetarët e Kosovës t’i edukoj dhe formoj politikisht në mënyrë që ata të jenë pjesë aktive e jetës politike në Kosovë. Ky edukim dhe formim politik tek Akademia Profesionale “INFINIT” bëht përmes teorisë dhe praktikës duke përfshirë këtu ligjeratat, ushtrimet dhe praktikat, vetëvlerësimet dhe vlerësimet nga ana e profesorëve si dhe detyrave individuale dhe ato grupore.

CKA NËNKUPTOJMË NE ME “EDUKIM DHE FORMIM POLITIK”?

– Tek “Edukimi Qytetarë” i cili ka për qëllim të aftësojë popullin e një shteti që të bartë rolet e tyre qytetare bënë pjesë Edukimi Politik I cili synon përgaditjen e qytetarëve për të qenë pjesë e jetës politike, kjo me qëllim të qeverisjes më të mirë si dhe të sigurohet demokracia.

Derisa me Edukim Politik synojmë që studentëve tu mësojmë konceptet themelore politike, mënyrat e politikbërjes, format e casjes dhe pjesëmarrjen në jetën politike etj… përmes Formimit Politik synojmë që studentët tanë të përgaditen praktikisht për të qenë pjesë aktive e poitikës.

“Demkracia nuk është rezultat i lumturisë, por rezultat i edukimit politik si dhe formimit të bindjeve fundamentale demokratike” – THEODOR HEUUS.

KUJT I DEDIKOHET PROGRAMI  “EDUKIMI DHE FORMIMI POLITIK”?

– Ky program është i dizajnuar për të gjithë qytatarët e Kosovës të cilët kanë synime të casen në jetën politike në cilëndo nga format e pjesëmarrjes aktive, duke filluar nga personat që kanë ambicje për të qenë pjesë e subjekteve poltike, dëshirojnë të jenë kandidat për asamble komunale, kandidat për deputet në Republikën e Kosovës ose të plotësojnë profesionin e tyre si gazetarë apo analist politik, të jenë menaxher të fushatave elektorale ose kandidatëve politik .

CILAT JANË TEMAT E PROGRAMIT “EDUKIM DHE FORMIM POLITIK”?

– Hyrje në politikë – konceptet politike

– Pjesëmarrja aktive në jetën politike

– Transparenca dhe kërkimi i llogaridhënjes tek insitutcionet shtetërore

– Hartimi dhe zbatimi i politikave

– Sistemet dhe partit politike

– Debatet poltike

– Menaxhimi i fushatave elektorale

– Komunikimi publik

– Diplomaci dhe Protokoll

– Etika në politikë

– Sfidat praktike

CKA PAS PËRFUNDIMIT TË PROGRAMIT “EDUKIM DHE FORMIM POLITIK”?

– Pas përfundimit të programit “EDUKIM DHE FORMIM POLITIK”, Akademia Profesionale “INFINIT” synon që studentët të kenë njohuritë e nevojshme politike për tu bërë pjesë e partive politike, për të kandiduar për asamble komunale ose për të qenë deputet i Republikës së Kosovës, për të qenë  një politikbërës , për të menaxhuar me sukses një fushatë elektorale, për të qenë një folës i mirë në publik ose një trajner i mirë i përgaditjes së një kandidati politik, të jenë analist ose gazetar politik i sukseshëm.

RRETH DEGËS “EDUKIM DHE FORMIM POLITIK”:

Sezoni i programit: Sezoni i parë

Kohëzgjatja e programit: Dhjetor 2018 – Shkurt 2019 (tetë javë)

Orari i ligjeratave dhe praktikës: Ligjeratat zhvillohen  ditëve të Shtuna (një herë në javë),  puna praktike, detyrat individuale dhe sfidat grupore të cilat hyjnë tek praktika, do të zhvillohen gjatë javës kurse prezantimi dhe vlerësimi i tyre do të bëhet ditëve të Shtuna.

Vendi i mbajtjes së ligjeratave dhe praktikës: Prishtinë

Traifa e programit: Tarifa e ndjekjes së ligjeratave, pjesëmarrjes aktive në debate, detyra individuale dhe grupore, punë praktike, casje në materialet e leksioneve, testimit dhe certifikimit në degën “EDUKIM DHE FORMIM POLITIK” është xx EURO. Kjo pagesë mund të bëhet e gjitha ose me këste mujore.

Mënyra e vlerësimit: Studentët do të vlerësohen me 20% në pjesëmarrjen aktive në ligjerata, 20% detyrat individuale dhe grupore, 20% puna praktike si dhe 40% testi vlerësues.

Certifikimi: Studentët në fund të programit paisen me certifikata. Në bazë të arritshmërisë së tyre ata vlerësohen me 3 grada të ndryshme tek programi i “EDUKIMIT DHE FORMIMIT POLITIK”.

1.  Niveli Bazik i EDUKIMIT DHE FORMIMIT POLITIK (deri 40 pikë)

2. Niveli mesatar i EDUKIMIT DHE FORMIMIT POLITIK (40 – 80 pikë)

3. Niveli superior i EDUKIMIT DHE FORMIMIT POLITIK (80 – 100 pikë)

(PER TITUJT MUJM MI NDRYSHU, KJO KE VEQ NJE SHEMBULL SEPSE EMRI NUK OSHT PERFUNDIMTAR)

Mënyra e aplikimit: Duke plotësuar formularin në Linkun më poshtë

APLIKO KËTU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *